Rusi: Nga sulmi vetëvrasës në Oshetinë Veriore, një polic i vrarë

Së paku një polic është vrarë dhe dy të tjerë janë plagosur, nga një shpërthim vetëvrasës në Oshetinë Veriore, në pjesën e trazuar ruse të Kaukazit.

Mediat ruse raportojnë se zyrtarët kanë thënë se sulmuesi vetëvrasës e ka aktivizuar eksplozivin afër një postblloku policor jo larg kufirit administrativ me Ingushetinë.

Nuk janë dhënë detaje të tjera për këtë sulm.