Australi: Përfunduan votimet në zgjedhjet parlamentare

Në Australi sot kanë përfunduar votimet në zgjedhjet parlamentare, që ishin më të barabartat për disa dekada.

Sipas parashikimeve të para, Partia Laburiste e kryeministres aktuale, Julia Gillard, po udhëheq me një diferencë të vogël kundër Partisë Liberale të Toni Abotit.

Këto zgjedhje u mbajtën dy muaj pasi zonja Gillard, që është femra e parë kryeministre e Australisë, e përmbysi liderin e mëparshëm të Partisë Laburiste, Kevid Rud, i cili njëherësh ishte kryeministër.

Si partia Laburiste ashtu edhe ajo Liberale janë parti të qendrës, me politikë të jashtme të ngjashme.

Rezultatet e para të zgjedhjeve priten më vonë gjatë ditës.