KMDLNj: Të gërmohen të gjitha lokacionet e dyshuara


Këshilli për Mbrojtjen e Lirive dhe të Drejtave të Njeriut me seli në Prishtinë ka ripërsëritur kërkesën për zbardhjen e fatit për personat e zhdukur numri i të cilëve është 1827.

Personat që gjinden në listën e të pagjeturve, KMDLNj nuk i ndan sipas përkatësisë etnike, fetare, racore, gjinisë apo moshës, por këtij problemi i qaset nga aspekti human në përgjithësi dhe nga aspekti i të drejtave të njeriut në veçanti.

KMDLNj kërkon që të vazhdohet me gërmimin e lokacioneve në Rashkë, Medvegjë, Zhilivodë dhe kudo që dyshohet se ka varreza masive.