Vritet gjykatësi në Kaukazin verior


Një gjykatës federal rus është qëlluar për vdekje në Kaukazin verior, në republikën Kabardino-Balkaria.

Gjykatësi është vrarë teksa me makinën e tij po udhëtonte në shtëpi.

Viktima Xhulber Bjakov kishte qenë polic para se të bëhej gjykatës

Dhuna në Kaukazin verior kohëve të fundit është në rritje.