Rusia mbështeti rezolutën sepse qe e pranueshme nga Beogradi


Rusia e mbështeti rezolutën për Kosovën në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së, për shkak se dokumenti ishte i pranueshëm nga Beogradi, njoftoi ministria e jashtme në Moskë.

"Duke mbështetur rezolutën, Federata e Rusisë u nis nga ajo se përmbajtja e dokumentit që e propozuan Serbia dhe BE-ja, ishte e pranueshme për Beogradin", thuhet në komunikatë.

"Angazhohemi për ripërtrirjen e dialogut të palëve të interesuara, me qëllim të zgjidhjes së çështjes së Kosovës", thuhet më tej në komunikatë, duke nënvizuar se baza ligjore për zgjidhje të qëndrueshme mbetet rezoluta 1244.