Pastori Xhons: Nuk do ta digjja Kuranin


Pastori Terri Xhons deklaroi për televizionin amerikan, NBC, se kurrë nuk ka pasur në mend të përmbushte kërcënimin për djegjen e Kuranit.
Xhons tërhoqi vëmendjen ndërkombëtare me deklaratat se do të digjte qindra kopje të Kuranit në nëntë vjetorin e sulmeve terroriste të 11 Shtatorit në SHBA.

Zyrtarët amerikanë kërkuan prej tij të mos e merrte një hap të tillë, pasi kjo ishte në kundërshtim me tolerancën fetare në Shtetet e Bashkuara.