Raportohet se forcat e sigurisë në Iran i kanë sulmuar zyrat dhe konfiskuar kompjutorët e liderit të opozitës, Mirhosein Musavi.
Uebsajti i tij ‘Kaleme’, njoftoi se me sulmin e mbrëmshëm ka filluar “një valë e re e presioneve dhe kufizimeve” ndaj Musavit,
Bëhet e ditur se përveç kompjutorëve janë konfiskuar edhe sendet personale të Musavit.
Musavi, i cili humbi nga presidenti Mahmud Ahmadinexhad në zgjedhjet e kontestuara të qershorit, 2009, ka mbetur udhëheqës kryesor i lëvizjes reformatore “Të gjelbërtit”.