Ukrainë: Kushtetuesja vendos për pushtetin e Presidentit

Gjykata Kushteuese e Ukrainës gjatë të premtës pritet të dal me vendim që mund t’i jap Presidentit aktual, Viktor Janukoviq, më shumë pushtet.

Aleatët e Janukoviqit kanë bërë presion që postit të Presidentit t’i kthehen disa prej të drejtave ekzekutive që iu morrën gjatë reformës kushtetuese në vitin 2004.

Të njejtit i kanë kërkuar Gjykatës Kushtetuese që të vendos nëse kishte parregullsi në ligjin që i morri postit të Presidentit disa prej drejtave ekzekutive dhe i kaloi ato te Parlamenti. Të enjten, Gjykata Kushtetuese njoftoi se ka marrë vendim për këtë çështje dhe se atë do ta bëjë të ditur gjatë të premtës.