Në Letoni fiton e djathta, humb opozita pro ruse

Votuesit në Letoni kanë rizgjedhur si fitues qeverinë e qendrës së djathtë në votimet që u mbajtën të dielën. Kjo i jep një mundësi më shumë implementimit të shkurtimeve buxhetore të paraqitura me qëllim që të nxirret vendi nga recesioni më i rëndë botërorë deri më tash.

Pas numërimit të gati të gjitha votave, rezultatet tregojnë se qeveria e udhëhequr nga Kryeministri Valdis Dombrovskis ka fituar rreth 59 % të votave. Ky rezultat i jep koalicionit aktual qeverisës kontrollin e gati 2/3-ve të Parlamentit 100 vendësh të Letonisë.

Ndërkaq opozita e majt, Qendra Harmonia, që është e mbështetur më shumë nga minoriteti rusisht folës i Letonisë ka marr rreth 25 % të votave.

Shteti me 2.2 milion banorë, pas futjes në recesion të thellë, morri 7.5 miliardë dollarë kredi nga Fondi Monetar Ndërkombëtarë që të evitojë bankrotin.