Bruksel: BE-ja i ofron ndihmë Pakistanit për vërshime

Bashkimi Evropian i ka ofruar ndihmë kryesore tregtare Pakistanit, duke propozuar tërheqjen e taksave për 75 importet e tij, si pjesë e ndihmës për ripërtritje pas vërshimeve shkatërruese, që e goditën këtë vend.

Komisionari për tregti i BE-së, Karel De Gucht, tha se tërheqja e taksave doganore, për tri vitet e ardhshme, do ta nxiste importin e BE-së nga Pakistani, në vlerë prej afro 100 milionë euro në vit.

Ky propozim do të paraqitet për miratim te të gjitha vendet anëtare dhe në Parlamentin Evropian.