Sekretari amerikan i Mbrotjes Robert Gejts, ka paralajmëruar sot se kontestet territoriale janë kërcënim në rritje për stabilitetin e rajonit të Azisë dhe Paqësorit.
Gejts i bëri këto komente në samitin e ministrave të mbrojtjes të ASEAN-it dhe të SHBA-ve, Rusisë, Kinës dhe Koresë Jugore në Hanoj të Vietnamit.
Kina dhe Japonia kanë mosmarrëveshje rreth disa ujdhesave në lindje të Detit Kinez, ku kohë më parë ndodhi një përlasje e anijeve të dy vendeve.