Rrëzohet një aeroplan mallrash në Afganistan

Raportimet që citojnë udhëheqësin e Aeroportit të kryqytetit afgan, thonë se një aeroplan mallrash është rrëzuar në malet në veri të Kabulit.

Drejtori i Aeroportit të kryeqytetit afgan, Jagob Rasolli, aeroplani me 9 veta në bord u nis nga fusha ajrore e Begramit ndërsa u rrëzua vetëm 11 kilometra larg Kabulit.

Rasoli thotë se aeroplani ishte i ngarkuar me furnizime për forcat e NATO-s në Afganistan. Ende nuk dihet as fati i pjesëtarëve në bord e as shkaktari i rrezimit të aeroplanit.