Deficit rekord në Britaninë e Madhe


Deficiti publik në Britani ka shënuar sot rekord, ndërkohë që qeveria po përgatitet t'i shpallë shkurtimet masive për ta zvogluar borxhin e madh në vend.

Zyra Kombëtare e Statistikave tha se deficiti publik në shtator u rrit në 20.7 miliardë funta (32.5 miliarda dollarë).

Shifrat u bënë publike pak orë para se ministri i financave Xhorxh Osborn t'i shpallte shkurtimet prej më shumë se 80 miliarda funta deri në vitin 2015, që paraqet shkurtimin më të madh në Britani për disa dekada.

Raportohet se në kuadër të planit, mund të mbyllen më shumë se gjysmë milion vende pune në sektorin publik.