SHBA-të kërkojnë përmirësim të raporteve Kinë-Japoni


Sekretarja amerikane e Shtetit, Hillari Klinton ka bërë publik propozimin amerikan për të mbajtur një takim trepalësh, që synon të përmirësojë raportet kino-japoneze. Kina dhe Japonia kanë mosmarrëveshje territoriale.

Klinton theksoi se është e kënaqur me garancitë e autoriteteve kineze lidhur me eksportin e mineraleve të rralla. Shefja e diplomacisë amerikane tha se bota, megjithatë, duhet të zhvillojë furnizues alternativ të burimeve të ndryshme.