Treni me mbeturina bërthamore nxit protesta


Një tren që transporton mbeturina bërthamore është nisur nën masa të rrepta sigurie nga Franca drejt Gjermanisë. Lajmi konfirmohet nga zëdhënësi i kompanisë shtetërore të energjisë bërthamore.

Aktivistët e mbrojtjes së mjedisit kanë planifikuar protesta përgjatë gjithë rrugës nga ku do të kalojë treni.

Aktivistët deklarojnë se ndotja e materialeve që po transportohen i kalon 11 herë nivelet e pranueshme të ndotjes. Pretendimi kundërshtohet nga burimet zyrtare.