SHBA sanksionon dy firma koreano-veriore


Departamenti amerikan i Thesarit tha se do të sanksionojë dy firma koreano-veriore, të cilat Uashingtoni i akuzon për trafikim të drogës dhe aktivitete tjera ilegale.

Departamenti i Thesarit i identifikoi dy entitetet Korea Desong Bank and Korea Desong General Trading Corporation si “komponentët kryesorë të rrjetit që mbështet aktivitetet ilegale dhe të rrezikshme në Korenë Veriore”.