Uashington Post: SHBA-të dërgojnë tanke në Afganistan

Raportohet se Shtetet e Bashkuara po dërgojnë tanke të rënda luftarake në Afganistan, për të parën herë prej se kishte filluar lufta para nëntë vitesh.

Kjo vlerësohet si përshkallëzim i mëtejshëm i taktikës kundër talibanëve.

E përditshmja Uashington Post raportoi se tanket së pari do të vendosen në provincën Helmand, ku ushtarët e Shteteve të Bashkuara janë të angazhuar në luftën intensive me grupet me armatim të rëndë të luftëtarëve talibanë.

Në këtë raport, gazeta ka cituar zyrtarë të paidentifikuar të mbrojtjes.