Presidenti Barak Obama ka përsëritur sërish sot thirrjet drejtuar senatorëve amerikanë që të miratojnë pa humbur kohë marrëveshjen me Rusinë për zvogëlimin e armatimit bërthamor.
Pa miratimin e kësaj marrëveshje, Rusia, tha Obama, mund të jetë më pak bashkëpunuese në zbatimin e sanksioneve ndaj Iranit, në ruajtjen e duhur të materialeve bërthamore apo në ndihmën në Afganistan.