Kajl: Traktati i armëve mund të presë

Një nga senatorët kryesorë republikanë Xhon Kajl tha se ratifikimi i traktatit për kontrollin e armëve me Rusinë mund të presë.

Ai hodhi poshtë vlerësimet e administratës së Obamës se traktati është kaq i ngutshëm sa që duhe të ratifikohet nga përbërja e tanishme e Senatit.

Senatori Xhon Kajl mohoi se ka njëanshmëri në thirrjen e tij për të shtyrë miratimin.