Pjesëmarrje e lartë e serbëve në Graçanicë

Pakica serbe ka dalë në masë të madhe për të votuar në Graçanicë, duke sfiduar apelin e Beogradit që t’i injorojnë zgjedhjet e para paralmentare që nga shpallja e pavarësisë, raporton Agjencia France Press.

Zyrtarët thanë se pjesëmarrja në enklavë ishte e paparashikuar.

“Ata po marrin pjesë në shifra shumë më të mëdha sesa më pare”, tha kryetari i Komisionit Komunal Votues Gligorije Maskimoviq.

“Nëse vazhdojnë me këtë ritëm, deri në fund të ditës do të kemi një pjesëmarrje prej 40 për qind”, ka thënë ai.