Kroacia kërkon ekstradimin e Sanaderit


Kroacia ka kërkuar nga Austria që t'i dorëzojë ish kryeministrin Ivo Sanader, i cili akuzohet nga drejtësia e vendit të tij për korrupsion dhe keqpërdorim të detyrës.

Llogaritë bankare të Sanaderit dhe anëtarëve të familjes së tij janë bllokuar gjatë ditës.

Aktualisht Sanader gjendet në burg në Salzburg të Austrisë, ku u arrestua pak ditë më parë bazuar në një urdhërarresti ndërkombëtar.