Një jetë në diplomaci

31 tetor 1995 - Presidenti i Kroacisë, Franjo Tugjman, dhe ndihmësi i sekretarit amerikan të shtetit, Riçard Hollbruk, pas arritjes së Tugjmanit në bazën e forcave ajrore, Wright-Patterson, për të marrë pjesë në bisedimet paqësore për Ballkanin.

31 tetor 1995 - Presidenti i Serbisë, Sllobodan Millosheviq, është pritur nga ndihmësi i sekretarit amerikan të shtetit, Riçard Hollbruk, pas arritjes në bazën e forcave ajrore, Wright-Patterson, pranë Dejtonit, për të ndjekur bisedimet paqësore për Ballkanin.

24 qershor 1998 - Riçard Hollbruk, atëbotë i dërguar i posaçëm i SHBA-ve, kishte vizituar selinë e UÇK-së në Junik, gjatë përpjekjeve diplomatike për të ndaluar dhunën në Kosovë.

10 tetor 1998 - I dërguari i Shteteve të Bashkuara, Riçard Hollbruk, gjatë vizitës në Prishtinë, takoi presidentin Ibrahim Rugova dhe ambasadorin britanik në Jugosllavi, Brajan Donelli.

26 janar 2000 - Riçard Hollbruk, atëbotë ambasador i SHBA-ve në Kombet e Bashkuara, duke diskutuar me sekretarin e përgjithshëm të OKB-së, Kofi Anan, gjatë një takimi të Këshillit të Sigurimit për Republikën Demokratike të Kongos.

4 qershor 2009 - Riçard Hollbruk takoi një familje të zhvendosur nga Pakistani, për shkak të ofensivës ushtarake kundër talibanëve.

14 janar 2010 - Riçard Hollbruk vizitoi rajonin Svat të Pakistanit, ku ushtria pakistaneze kryente operacione kundër militantëve talibanë.

21 qershor 2010 - Riçard Hollbruk duke biseduar me ambasadorin e SHBA-ve në Afganistan, Karl Eikenberi, gjatë një vizite në Kandahar.

22 qershor 2010 - Riçard Hollbruk ka zhvilluar bisedime me presidentin afgan, Hamid Karzai, në pallatin presidencial në Kabul.

18 korrik 2010 - Riçard Hollbruk dhe sekretarja amerikane e shtetit, Hillari Klinton, gjatë vizitës në Islamabad, takuan kryeministrin e Pakistanit, Jusuf Raza Gilani.

15 tetor 2010 - Riçard Hollbruk ka marrë pjesë në takimin "Miqtë e Pakistanit Demokrat" në Bruksel.