Lukashenka kërcënohet t'i heqë vëzhguesit


Presidenti i Bellorusisë Aleksandr Lukashenka, sot iu kërcënua vëzhguesve të pavarur se "mund t'i largojë forcërisht" në kohën kur Bellorusia përgatitet për zgjedhje presidenciale.

Lukashenka, i cili e ka sunduar vendin prej vitit 1994, tha se vëzhguesit duhet "ta ndjekin procesin, e jo të japin këshilla".

Bashkimi Evropian ka kërkuar që zgjedhjet të jenë të lira dhe të drejta.