Danimarkë: Katër të arrestuar për komplot terrorrist

Agjencia daneze e shërbimit informativ PET tha se ka arrestuar katër persona të dyshuar se po përgatisnin një sulm terrorist kundër gazetës së përditshme daneze Jyllands-Posten, e cila publikoi karikaturat e profetit Muhamed.

Autoritetet thonë se tre nga katër të arrestuarit janë banorë të Suedisë dhe kishin hyrë në shtet në natën mes të martës dhe të mërkurës.