Dodik: Bosnja po shkon drejt zhbërjes

Udhëheqësi serb i Bosnjës, Milorad Dodik, ka deklaruar se Bosnja e Hercegovina po shkon drejt zhbërjes.

AFP citon Dodikun të ketë thënë se Bosnja e pasluftës “është në fazën e zhbërjes, pasi nuk ka gjetur një konsensus të brendshëm se si do të duhej të dukej”.