KQZ: Përsëriten votimet në gjithë komunën e Mitrovicës


Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka bërë të ditur se më 23 janar, votimet për zgjedhjet parlamentare do të përsëriten në krejt komunën e Mitrovicës.

Ky vendim pason atë të Gjykatës Supreme të Kosovës, e cila pati vendosur që në 24 qendra votimi në Mitrovicë të përsëriten zgjedhjet për shkak të parregullsive.