Lavrov proteston ndaj SHBA-ve


Ministri i Jashtëm rus ka protestuar lidhur me trajtimin që po i bëhet bashkëshortes së Viktor Butit nga autoritetet amerikane. Alla But tha se ajo ishte marrë në pyetje nga njerëz në uniformë, derisa ishte në Nju Jork për të vizituar bashkëshortin.

But, trafikanti rus i armëve, pritet të gjykohet në Shtetet e Bashkuara. Ai akuzohet se i ka shitur apo është përpjekur t'i shesë armë grupeve të ndryshme terroriste.