Prishtinë: Dy të arrestuar për 7 kg marihuanë


Drejtoria e Hetimit të Trafikimit me Narkotikë të Policisë së Kosovës, ka bastisur sot dy shtëpi, pronë të personave të dyshuar.

Gjatë kontrollit, hetuesit kanë gjetur dhe sekuestruar mbi 7 kg, marihuanë, narkotikë tjerë, dhenjë pistoletë.

Policia ka arrestuar personat G. Pireva dhe A.Karavidaj, që të dy nga Prishtina.