Obama angazhohet për rritjen ekonomike

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Barak Obama, tha se do të shfrytëzojë fjalimin e tij vjetor për t’iu bërë thirrje lgjvënësve republikanë dhe demokratë që të punojnë së bashku për të nxitur rritjen ekonomike dhe krijimin e vendeve të punës.

Obama, i cili po përballet me presion për shkak të shkallës së papunësisë, e cila mbetet mbi 9 për qind, do të mbajë fjalimin të martën, para sesionit të përbashkët të Kongresit.

Në video-mesazhin dërguar mbështetësve të tij politikë, Obama thotë se do të angazhohet për një Amerikë të fuqishme.

Fjalimi i presidentit amerikan vjen pasi Partia Demokratike ka pësuar humbje të mëdha në zgjedhjet e nëntorit të kaluar, kur republikanët morën kontrollin e Dhomës së Përfaqësuesve.