Ban: Modeli aktual ekonomik kërcënon mjedisin


Sekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara Ban Ki-mun tha se modeli ekonomik aktual paraqet "pakt global vetëvrasës", i cili do të rezultojë me katastrofë nëse nuk reformohet.

Ban i tha një paneli të Forumit Ekonomik Botëror në Davos të Zvicrës se udhëheqësit e politikës dhe biznesit duhet të përqafojnë një "revolucion" ekonomik, në mënyrë që ta shpëtojnë planetin.

Ban tha se shumë shpejt po kalon koha për ta bërë ekonominë botërore të qëndrueshme.