Shkëmbejnë zjarr trupat afgane dhe pakistaneze, një i vrarë


Zyrtarët thanë se një ushtar i Pakistanit është vrarë sot kur trupat afgane dhe pakistaneze shkëmbyen zjarr përgjatë kufirit.

Një zyrtar i lartë i ushtrisë pakistaneze tha se forcat afgane hapën zjarr ndaj posbllo qeve të ushtrisë pakistaneze, duke vrarë një ushtar dhe plagosur tre të tjerë.

Policia kufitare afgane e konfirmoi shkëmbim zjarrin, por e akuzoi Pakistanin për fillimin e betejës në provincën lindore Khost.