SHBA: Tranzicioni në Egjipt të filloj menjëherë

Qeveria amerikane e ka dënuar dhunën në Egjipt dhe ka kërkuar fillimin e menjëhershëm të trazicionit të autoritetit.

Zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë, Robert Gibs, mëtutje tha se “tranzicioni kuptimplotë duhet t’i përfshijë zërat opozitarë dhe partitë e involvuara”.

“Koha për tranzicion ka ardhur dhe kjo kohë është tash. Populli i Egjiptit nevojitet të shohë ndryshim. Ne e dimë se tranzicioni kuptimplotë duhet t’i përfshijë zërat opozitarë dhe partitë, që janë të involvuara në proces, derisa ne po lëvizim drejt zgjedhjeve të lira dhe korrekte”, tha Robert Gibs.