Kryeministri në dorëheqje Hashim Thaçi, ka ripërsëritur qëndrimin e Qeverisë së Kosovës, se vendimi për rritjen e pagave për sektorin publik është në fuqi dhe se ai vendim do të implementohet.
Thaçi ka thënë se për shtyrjen e pagave me rritje, “falje duhet të kërkojnë ata që e kanë zhagitur procesin elektoral dhe kanë shtyrë ndërtimin e institucioneve”.
Sipas Thaçit, qytetarët pagat do t’i marrin me rritje menjëherë pas miratimit të buxhetit.
“Kjo është përgjegjësi e gjithë spektrit politik. Sa më parë që të mblidhet Kuvendi, të aprovohet buxheti, edhe njerëzit natyrisht t’i marrin pagat e tyre”, ka thënë zoti Thaçi, duke shprehur “keqardhjen e tij personale”, por edhe, siç tha, “mllefin për këtë vonesë të panevojshme”.
Këto komente kryeministri në dorëheqje, Thaçi i ka bërë gjatë nënshkrimit të një marrëveshjeje në vlerë prej 63.9 milionë eurosh me Komisionin Evropian, në kuadër të Programit për Para-Anëtarësim - IPA.