Irani tha se ndërtoi 4 satelitë të rinj


Teherani thotë se ka ndërtuar katër satelitë të rinj si pjesë e programit hapsinor të Iranit.

Televizioni shtetëror iranian e shfaqi presidentin Mahmud Ahmadinexhad duke i përuruar satelitët Faxhr, Rasad, Zafar and Amir Kabir-1 në një ceremoni në Teheran.

Televizioni i përshkroi ato si satelitë për qëllime kërkimore, por nuk dha detaje tjera.

Shumë vende perëndimore druajnë se programi bërthamor i Iranit mund t'i japë shtysë zhvillimit të programit raketor balistik.