SHBA mbështet lirinë e internetit

Administrata Obama do të ndajë 25 milionë dollarë për të ndihmuar disidentët që të mund të shfrytëzojnë internetin në regjimet autokratike.

Sekretarja amerikane e Shtetit, Hillari Klinton, tha se nuk është i lehtë luftimi i pengesave që qeveritë i krijojnë ndaj fjalës së lirë në internet. Por, ajo shtoi se SHBA-të janë të përkushtuara që të sigurojnë qasjen në internet.

Qeveritë që përpiqen ta kufizojnë internetin, po luftojnë beteja të humbura, tha Klinton, gjatë fjalimit në Universitetin Xhorxh Uashington.