Jemen: Katër të vrarë në protesta

Të paktën katër persona kanë humbur jetën në protestat e së premtes në Jemen. Autoritetet spitalore thanë se dy viktima kanë pësuar gjatë natës, nga plagët e shkaktuara në demonstratën antiqeveritare në Aden.

Dhjetëra mijëra persona kanë dalë të premten në rrugët e Jemenit, Tunizisë, Irakut, Bahreinit dhe Jordanisë për të kërkuar reforma politike.