Minsk: U shkarkua avokati i protestuesve opozitarë

Avokati i tre protestuesve opozitarë të Bjellorusisë, Pavel Sepelko, tha sot se Asociacioni i Avokatëve në Minsk, e ka përjashtuar atë.

Ai theksoi se “shkarkimi im ishte inicuar nga kreu i KGB-së dhe Ministria e drejtësisë”.

Sapelko i ka mbrojtur fiigurat opozitare dhe veprimtarët më parë dhe ishte avokat i ish kandidatit presidencial, Andrei Sannikov, dhe i aktivistëve, Pavel Severinets dhe Dmitri Dashkevich. Që të gjithë këta ballafaqohen me dënime deri në 15 vite burgim për pjerësmarrje në protestaën e dhjetorit kundër presidentit, Aleksander Llukashenka.

Vendimi i fundit për shkarikimin e Sapelkos do të thotë se ai më nuk mund të punoj si avokat.