Klinton takon figurën opozitare të Libisë


Sekretarja amerikane e Shtetit, Hillari Klinton, ka zhvilluar bisedime me figurën enjohur opozitare të Libisë.

As Klinton e as Mahmub Xhibril nuk e komentuan takimin e tyre në një hotel luksoz në Paris.

Më herët, Klinton e diskutoi konfliktin libian me presidentin francez Nikola Sarkozi, i cili bashkë me kryeministrin britanik Dejvid Kamerun, i kanë shtuar thirrjet në KB për të vendosur zonë të ndalim fluturimit mbi Libi, ku Moamer Gadafi po përdor tanke dhe aeroplanë për t'i rikthyer territoret nga kryengritësit.