Petreus: Fitore të brishta në Afganistan

Komandanti i trupave amerikane në Afganistan, gjenerali Dejvid Petreus, tha se ushtarët ndërkombëtarë kanë ndaluar përparimin e militantëve talbianë, megjithëse fitoret mbesin ende "të brishta".

"Është vlerësim ISAF-it se vrulli i talibanëve afganë është penguar në pjesën më të madhe të vendit dhe është përmbysur në disa zona shumë të rëndësishme", tha Petreus para komitetit të Senatit amerikan.

Komentet e tij vijnë pas raporteve që flasin për dy fëmijë të vrarë nga sulmi i NATO-s në provincën Kunar të Afganistanit.