Sulme ajrore izraelite në Gaza


Armata e Izraelit tha se aeroplanët e saj kanë goditur dy tunele të militantëve, dy objekte të prodhimit të armëve dhe dy lokacione tjera të militantëve në Rripin e Gazës.

Një zyrtar palestinez raportoi se 18 civilë dhe pjesëtarë të Hamasit janë plagosur.

Raportohet se janë dëmtuar edhe objektet që ishin cak i sulmit.