Samit për Ballkanin në SHBA

Një konferencë dyditëshe e liderëve politikë dhe të biznesit të Ballkanit Perëndimor fillon sot në Baltimore të Shteteve të Bashkuara, nën organizimin e shtetit të Merilendit.
Samiti SHBA-Ballkan ka për synim të forcojë bashkëpunimin ndërmjet vendeve të Ballkanit Perëndimor, raportet e tyre ekonomike me Shtetet e Bashkuara, si dhe të ofrojë ndihmë për këto vende që të ndjekin kursin evropian.

Në samit do të marrin pjesë përfaqësues shtetërorë të Malit të Zi, të Bosnjë e Hercegovinës, të Maqedonisë dhe në emër të Kosovës, delegacionin e kryeson zëvendëskryeministrja Mimoza Kusari Lila, njëherësh ministre e Tregëtisë dhe Industrisë.

Serbia ka refuzuar të marrë pjesë, në shenjë kundërshtimi ndaj takimeve ku Kosova përfaqësohet si shtet i pavarur.