Kabul: Nga ndërhyrja e NATO-s, një civil dhe 6 talibanë të vrarë

Zyrtarët e Afganistanit thonë se forcat e NATO-s kanë vrarë një civil dhe gjashtë militantë talibanë, në pjesën juglindore të këtij vendi.

Një zëdhënës lokal tha se mbrëmë forcat speciale të NATO-s ishin lëshuar nga helikopterët për ta bastisur në shtëpi në Zurmat të provincës Paktia.

Sipas tij, 10 civilë të tjerë janë plagosur, përfshirë gra dhe fëmijë.

NATO-ja ka konfirmuar se një luftë me të shtëna kishte shpërthyer gjatë një operacioni në atë hapësirë, për gjetjen e liderit të rrjetit terrorist Haqqani. NATO-ja tha se një grua ishte vrarë në këtë luftim, ndërsa ishin plagosur shtatë civilë.

Ndërhyrjet dhe viktimat civile kanë krijuar tensione ndërmjet presidentit afgan, Hamid Karzai, dhe forcave ndërkombëtare.