Samit i KB për vendet e pazhvilluara


Në Turqi është hapur sot samiti i Kombeve të Bashkuara për vendet më të pazhvilluara të botës.

Konferencën pesë ditore në Stamboll do ta kryesojë kreu i OKB-së, Ban Ki-mun.

Në mesin e pjesëmarrësve pritet të jenë presidenti i Iranit, Mahmud Ahmadinexhad, presidenti i Afganistanit, Hamid Karzai, dhe kreu i Komisionit Evropian, Zhoze Manuel Baroso.

Ata do të diskutojnë planin zhvillimor 10 vjeçar për 48 vendet më të varfëra në botë, ku të ardhurat vjetore për kokë banori janë më pak se 745 dollarë.

Rritja e çmimeve të ushqimit gjithashtu do të jetë në agjendën e tubimit.