Mijëra italianë kanë lënë Romën, nga frika e një tërmeti shkatërrues. Interneti është vërshuar me muaj të tërë nga thashethemet, se Rafaele Bendandi ka parashikuar lëkundje të forta, më 11 maj, 2011. Sizmologu autodidakt njihet për disa parashikime të sakta.
Roma do të rrafshohet me tokë sot, kur tërmeti shkatërrues t’i shndërrojë ndërtesat e saj shekullore në një grumbull rrënojash. Një gjë e tillë të paktën sipas thashethemeve që po qarkullojnë në Internet, e që kanë shkaktuar panik në mesin e banorëve lokalë.
Parashikimi është bërë nga Rafaele Bendandi, një sizmolog dhe astronom autodidakt, i cili ka vdekur në vitin 1979.
Pavarësisht përpjekjeve më të mira të autoriteteve për të hedhur poshtë profecinë e tij të supozuar, mijëra njerëz janë larguar nga kryeqyteti italian. Ajo që ka forcuar frikën e tyre është një lëkundje e vogël, që është regjistruar të martën.
Policia thotë se është vërshuar nga thirrjet alarmuese, ndërsa 20 për qind e shërbyesve civilë kanë kërkuar ditë pushimi për sot.
Shumica e dyqaneve janë mbyllur, sidomos në Lagjen e Kinezëve, ku 90 për qind e tyre nuk punojnë. Megjithatë, Leonardo Mazi, pronar i një lokali, preferon të injorojë zërat për katastrofën e pashmangshme.
“Ata kanë ikur për shkak të tërmetit, kanë frikë. Kinezët kanë ikur të gjithë, ata janë me të vërtetë paragjykues”, thotë ai.
Edhe Svetllana Pekarskaja, një pianiste ruse, e cila jeton në Romë së bashku me dy fëmijët e saj, ka vendosur të rrezikojë dhe të qëndrojë në qytet, me shumë hezitime.
“Fillimisht kam menduar t’i evakuoj fëmijët, sepse ne kemi kaluar nëpër një gjë të tillë. Por, ata duhet të ndjekin shkollën, muzikën, andaj kemi vendosur të qëndrojmë”, thotë ajo.
Pekarskaja jetonte në qytetin qendror të Italisë, L’Akuilla, kur ishte goditur nga tërmeti, dy vjet më parë. Dridhjet me magnitudë 6.3 kishin rrafshuar mijëra ndërtesa dhe vrarë mbi 300 njerëz. Shtëpia e Pekarskajas ishte shkatërruar tërësisht dhe ajo ishte detyruar të nisë një jetë të re në kryeqytet.
Ndonëse nuk beson në profecinë e Bendandit, Pekarskaja thotë se mundësia e një tërmeti shkatërrues nuk e bën të ndjehet mirë.
“Edhe pse nuk besoj se mund të parashikohen tërmetet, është një ndjenjë e pakëndshme. Nuk jam shumë e shqetësuar, por të menduarit për tërmetet është vërtet një gjë e pakëndshme, sepse ne e kemi mbijetuar një”, thotë ajo.
Për të zbutur frikën, qyteti i Romës ka hapur një numër telefonik pa pagesë, ku zyrtarët përgjigjen në pyetjet për tërmetet.
Agjencia për Mbrojtjen Civile ka postuar një seksion të veçantë në ueb-faqen e saj, ku nënvizon se tërmetet nuk mund të parashikohen dhe se Roma nuk shquhet për dridhje.
Në anën tjetër, Instituti Kombëtar për Vullkanologji ka hapur dyert për publikun, me qëllim edukimin e popullatës në lidhje me sizmologjinë.
Shkencëtarët dhe studiuesit thonë se nuk ka prova që Bendandi të ketë bërë ndonjë parashikim për sot.
Paola Lagorio, drejtuese e shoqatës së dedikuar për Bendandin, e cila ruan të gjitha dorëshkrimet e tij, thotë se dokumentet nuk tregojnë asnjë referencë të qartë për lëkundjet që do të mund ta dridhnin Romën këtë vit.
Bendandi besonte se tërmetet mund të parashikohen në bazë të vijave planetare.
Në vitin 1923, ai parashikoi se një tërmet do të lëkundte rajonin e Adriatikut më 3 janar, 1924. Tërmeti ka ndodhur, por vetëm dy ditë më vonë.
Bendandi po ashtu thuhet se ka parashikuar tërmetin që goditi Friulin – rajonin verilindor të Italisë – më 1976. Nga kjo katastrofë humbën jetën rreth 1,000 njerëz.
Për punën e tij, Bendandi është shpërblyer nga diktatori fashist, Benito Musolini, në vitin 1927. (v.t.)