Kryediplomati kosovar, Enver Hoxhajn është takuar me homologun e tij gjerman, Guido Vestervele, gjatë qëndrimit të Hoxhajt në Berlin.
Siç njofton Ministria e Jashtme e Kosovës, Vestervele ka premtuar se shteti i tij do të lobojë fuqishëm për përmbylljen e procesit të njohjeve të Kosovës.
Vestervele, ka premtuar se Gjermania do të ndikojë te pesë shtetet anëtare të BE-së që nuk e kanë njohur Kosovën, të ndryshojnë qëndrimin e tyre, ndërsa e ka përsëritur përkrahjen e palëkundur gjermane për sovranitetin dhe integritetin territorial të Kosovës.
“Ne jemi të bindur se harta gjeografike e Ballkanit është e përfunduar dhe se Kosova dhe rajoni ka një të ardhme evropiane. Ne do të përkrahim fuqishëm procesin e liberalizmit të vizave dhe integrimin e Kosovës në BE. Evropa në këtë formë, po a mban fjalën se të gjitha shtetet e Ballkanit kanë perspektivë evropiane”, citohet Vestervele në komunikatën e Ministrisë së Jashtme të Kosovës.
Ndërkaq, Ministri i Jashtëm kosovar, Enver Hoxhaj ka thënë se adresa e parë politike në Evropë për Kosovën dhe qytetarët e saj është Berlini.