UEFA gjobit Rumaninë, tifozët tallën Bosnjen

UEFA tha se ka gjobitur Federatën e Futbollit të Rumanisë me 15 mijë euro, pasi që tifozët rumunë kanë tallur tifozët e Bosnjes dhe Hercegovinës me një sllogan në mbështetje të dyshuarit për krime lufte, Ratko Mlladiq.

Incidenti ka ndodhur gjatë kualifikimeve për Kampionatin Evropian të 2012-ës.

Tifozët e Rumanisë gjatë lojës së 3 qershorit në Bukuresht, shpalosën një pano ku shkruhej “Lirojeni Mlladiqin”.

Më herët, po atë ditë, Mlladiq qe paraqitur para gjykatës për krime lufte në Hagë për herë të parë.

Rregullat e UEFA-s ndalojnë manifestimet politike në kuadër të lojërave