Gentilini: Operacioni s'ishte i dobishëm

"Operacioni i kryer mbrëmë nga autoritetet e Kosovës nuk ishte i dobishëm. Ai nuk është bërë në konsultim me bashkësinë ndërkombëtare dhe BE-ja nuk e ka miratuar atë", ka thënë Fernando Gentilini, Përfaqësuesit Special i BE-së për Kosovën në lidhje me situatën në veri.

"Është thelbësore që situata të qetësohet tani dhe të kthehemi ku kemi qenë. EULEX-i është i gatshëm t’i ndihmojë autoritetet e Kosovës në këtë", ka thënë Gentilini për të shtuar se "dialogu është e vetmja mënyrë që të zgjidhet çështja e vulave të doganave dhe të rivendosë tregti të lirë në të dy drejtimet".

"Veprimet unilaterale nga njëra palë apo tjetra nuk mund ta zgjidhin problemin", ka thënë Gentilini.