Kryengritësit libianë marrin qytetin Zlitan

Zëdhënësi i opozitës libiane tha se kryengritësit kanë marrë kontrollin e qytetit Zlitan pas përleshjeve me forcat e regjimit, që lanë 31 rebelë të vdekur dhe 120 të plagosur.

"Pas fitores së sotme, forcat e Gadafit po largohen", tha Munir Ramzi.

Kryengritësit kanë përparuar edhe në qytetin Zavija këtë javë. Kryeministri britanik, Dejvid Kameron, tha se "është optimist" për progresin e fundit, të bërë nga rebelët libianë.