Shënohet 20 vjetori i ndalimit të provave bërthamore në Kazakistan

Kazakistani shënon sot 20 vjetorin e mbylljes së kapaciteteve të provave bërthamore.

Në kohën e Bashkimit Sovjetik u kryen më shumë se 450 shpërthime bërthamore ku mijëra njerëz ende vuajnë nga pasojat e këtyre provave.

Ato kanë shkaktuar shkallë të lartë të kancerit dhe shumë nga njerëzit që janë lindur gjatë kësaj periudhe kanë deformime fizike.