Di Paola: Dhuna dëshmon nevojën për NATO-n

Komiteti Ushtarak i NATO-s, i udhëhequr nga admirali Gjanpaulo Di Paola, ka vizituar sot Kosovën, ku është pritur nga komandanti i KFOR-it, Erhard Byler.

Në Shtabin e Përgjithshëm të KFOR-it, delegacioni i NATO-s u takua me kryeministrin Hashim Thaçi dhe ministrin e Forcës së Sigurisë së Kosovës, Agim Çeku.

Admirali Di Paola ka shprehur mirënjohjen e tij për punën e bërë nga KFOR-i dhe FSK-ja, duke nënvizuar nevojën për "bashkëpunim të mëtejmë të të gjithë akterëve në terren".

“Shfaqja e dhunës së voni dëshmon nevojën për NATO-në dhe partnerët që të qëndrojnë në rajon, për t'u garantuar njerëzve të Kosovës një ambient paqësor dhe stabil, liri të lëvizjes dhe siguri", tha, pos tjerash, Di Paola.